Gruaja e yllit të Interit: Emri i Ronaldos është i ndaluar në shtëpinë tonë

Futboll

Gruaja e yllit të Interit: Emri i Ronaldos është i ndaluar në shtëpinë tonë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 18:12
Gruaja e yllit të Inter: Emri i Ronaldos është i ndaluar në shtëpinë tonë

Gruaja e Borja Valero-s ka folur rreth ndeshjes Fiorentina-Juventus, por nuk ka dashur të flasë rreth Ronaldo-s: “Ai emër është i ndaluar në shtëpinë tonë!”. Borja ishte i preferuari i tifozëve “vjollcë” para se të shitej tek Inter-i verën e shkuar, dhe luajti në fitoren e famshme 4-2 kundër bardhezinjve në 2013-ën. “O zot…duhet t’ju tregoj për atë fitore 4:2?”, ka qenë pyetja e Rocio Rodriguez Reina për “Corriere Fiorentino”.

“Isha disamuajshe shtatzënë me Lucia-n dhe gjinekologu më tha se duhet të isha e qetë pasi kisha filluar të kisha kontraksione. Por bëra të kundërtën, në stadium u hodha përpjetë dhe festova si asnjëherë më parë. Më kujtohet çdo moment, madje edhe fytyrat e njerëzve që ishin ulur pranë meje. Është e pa mundur ta harrosh. Kur Borja doli nga dhoma e zhveshjes nuk pushonte së foluri për asnjë sekondë! Ai është një person i qetë, por atë ditë ishte shumë i lumtur”.

Fiorentina do të përballet me Juventusi-n mbrëmjen e së shtunës, por bardhezinjtë kanë edhe Cristiano Ronaldo-n tani… “Kë? Ai emër është i ndaluar në familjen tonë! Kur ai u largua nga Real-i, Alvaro, djali ynë, na ndaloi që ta përmendnim atë emër. Ai ishte idhulli i tij”.

Skuadra “Vjollcë” mund t’i bëjë një nder ekipit aktual të Borja-s në ndeshjen e së shtunës. “Le të shpresojmë që ata do të na e bëjnë këtë dhuratë! Jam e sigurt që do ketë spektakël. Ne e kuptuam menjëherë se Inter dhe Fiorentina e kanë këtë të përbashkët, por mbi të gjitha, edhe Alvaro dhe Lucia e vunë re këtë gjë. Kur dëgjuarin njerëzit duke ofenduar Juventusi-n, u ndjenë si në shtëpi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat