David Villa dhe Iniesta po bashkohen në një skuadër

Futboll

David Villa dhe Iniesta po bashkohen në një skuadër

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 18:24
David Villa dhe Iniesta

Dy legjendat e futbollit spanjoll, David Villa dhe Andres Iniesta janë afër që të ribashkohen në një skuadër.

Sulmuesi Villa po mendon të bëj një hap tjetër në karrierën e tij dhe të kalojë nga MLS në futbollin japonez.

Sipas “Cadena SER” skuadra e Vissel Kobe është destinacioni i mundshëm për 36 vjeçarin i cili më herët ishte pjesë e Valencias dhe Barcelonës.

Në rast se ky kalim bëhet, atëherë Villa dhe Andres Iniesta do të ishin përsëri shokë skuadre sikur në kohën kur luanin tek Barcelona dhe Spanja.

Kujtojmë se dyshja spanjolle kanë korrur shumë suksese së bashku, duke fituar Ligën e Kampionëve, La Liga, Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, Kupën e Mbretit dhe shumë trofe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat