Pep Guardiola ka thënë se mesfushori i Barcelonës Sergio Busquets do të bëhet një ditë trajner.
Busquets bëri paraqitjen e 500-të me Barcelonën të dielën në barazimin 1-1 ndaj Atletico Madridit.
“Nuk ishte e lehtë për të, pasi ai filloi të luajë në pozitën e Yaya Toure, i cili pastaj erdhi këtu në Manchester City”, ka thënë Guardiola për Busquetsin.
“Ajo çfarë ka arritur ai në karrierën e tij është për shkak të mençurisë së tij, ai është shumë i mirë”.
“Ai duhet të jetë krenar. Të luash 5oo herë për Barcelonën nuk është e lehtë. Shpresoj q[ ai do të vazhdojë të luajë edhe më shumë ndeshje, mirëpo nuk është tinejxher më”.
“Herët apo vonë ai do të bëhet trajner. Ne do ta shohim atë si trajner”.