Liverpool favorit për të nënshkruar me James Rodriguez

Futboll

Liverpool favorit për të nënshkruar me James Rodriguez

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 23:08
James Rodriguez

E ardhmja e James Rodriguez duket se nuk do të jetë në Bayern Munich.

„Don Balon“ shkruan se Liverpool është skuadra që është më afër të nënshkruaj me kolumbianin.

James nuk ka kaluar momente të mira kohëve të fundit, pasur parasysh edhe lëndimet e shpeshta të lojtarit.

27 vjeçarit i është thënë se është i panevojshëm për Niko Kovac dhe Bayern nuk do të shfrytëzoj të drejtën e blerjes.

Në anën tjetër, skuadra që mban kartonin e tij, Real Madrid, nuk është e gatshme ta mirëpres përsëri lojtarin.

Këtë situatë janë duke e monitoruar me kujdes gjigantët evropian si Arsenal, Juventus, Napoli dhe Liverpool.

Liverpool thuhet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat