Werder-Bayern, vendasit duan të shmangin humbjen e 15-të radhazi ndaj bavarezëve

Futboll

Werder-Bayern, vendasit duan të shmangin humbjen e 15-të radhazi ndaj bavarezëve

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 07:25
Niko Kovac

Werder Bremen do të kërkojë të përfitojë nga momenti i keq që po kalon Bayern Munich në kampionat për t’i dhënë fund ecurisë me humbje të njëpasnjëshme të pësuara kundër bavarezëve në takimin e kësaj të shtune (15:30).

Gjithsesi, Werder do të paraqitet në këtë ndeshje pa asnjë fitore të marrë në katër takimet e fundit të kampionatit (1 barazim, 3 humbje). Ndërkohë, miqtë kanë bërë startin e tyre më të keq të kampionatit në shtatë vitet e fundit. Një ecuri kjo që i ka lënë ata nëntë pikë larg kryesuesve të Borussia Dortmund.

Pavarësisht nga kjo, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë shënuar golin e parë në nëntë nga 12 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë kampionat, edhe pse nuk kanë arritur ta mbrojnë avantazhin në katër prej këtyre ndeshjeve (3 barazime, 1 humbje).

Siç mund të imagjinohej, Bayern ka dominuar përballjet direkte me Werder, duke fituar 14 takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Për më tepër, ata i kanë fituar 12 nga këto ndeshje me një avantazh prej 2 ose më shumë golash. Ndërkohë, të dy këto ekipe kanë pësuar gol në katër ndeshjet e fundit respektive që kanë luajtur në kampionat.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat