Shqetësimet e Jose Mourinhos

Futboll

Shqetësimet e Jose Mourinhos

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:53
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka thënë se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për klubet e mëdha që të blejnë lojtarë nga konkurrentët e tyre.

Manchester United kanë arritur të fitojnë vetëm gjashtë nga 13 ndeshjet e para të Premierligës, duke u renditur në vendin e shtatë në tabelë.

Si rezultat i kësaj, trajneri portugez ndihet nën presion për të përmirësuar skuadrën e tij, por tregon se është e vështirë të blesh lojtarë nga skuadrat rivale.

Mourinho si shembull përmendi Tottenhamin, ku lojtarë të kësaj skuadre (Michael Carrick dhe Dimitar Berbatov) në të kaluarën u transferuan në ‘Old Trafford’.

“Do të jap një shembull, që shpresoj që është një shembull i mirë. Shpresoj ta interpretoni atë në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Mourinho, derisa ka nisur të flas për vështirësitë në tregun e transferimeve.

“A është Manchester United nga historia, sipas dimensioneve të tij, skuadër më e madhe se Tottenham? Me gjithë respektin – Tottenham është një klub mahnitës, mendoj se të gjithë do të thonë po”.

“A mund të shkojmë në Tottenham dhe të blejmë lojtarët më të mirë? Jo – sepse ose nuk i shesin ose janë kaq të fuqishëm sa për të thënë jo”.

“Disa vite më parë, kush ishte lojtari më i mirë i Tottenham, Michael Carrick, disa vite më vonë, kush ishte lojtari më i mirë i tyre, Berbatov”.

“Por tani a mund të blejmë Harry Kane, Dele Alli, Christian Eriksen, Heung Min Son, a mund të shkojmë atje dhe t’i transferojmë këta djem këtu?

“Pra, kush është më i fuqishëm tani, ata apo ne?”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat