Fiorentina-Juventus dhe një rezultat që mungon prej një viti

Futboll

Fiorentina-Juventus dhe një rezultat që mungon prej një viti

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:13
Juventus

Fiorentina po kalon ecurinë më të keqe pa fitore në kampionat që nga shtatori i 2010-ës, por do ta nisë ndeshjen e sotme vetëm dy pikë larg gjashtë vendeve të para të kampionatit. Toskanët, gjithsesi, nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat dhe këtë të shtunë (18:00) do të presë kryesuesit e Juventus.

Nota pozitive për vendasit është se ata kanë mbrojtjen e dytë më të mirë të kampionatit në ndeshjet e luajtura në shtëpi (tre gola të pësuar). Gjithashtu, ata janë të pamposhtur në ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në transfertë (4 fitore, 2 barazime), duke shënuar gol në secilin prej këtyre takimeve.

Ndërkohë, humbja e fundit e Juventus në transfertë ka qenë në nëntorin e 2017-ës dhe pritet që kjo ecuri të vazhdojë. Kampionët në fuqi të Italisë po dominojnë kampionatin, me vetëm një pikë të humbur në ndeshjet e luajtura deri tani. Ata kanë një mesatare prej 2.15 golash për ndeshje dhe kanë shënuar të paktën dy gola në 12 takime.

Për më tepër, bardhezinjtë kanë fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e këtij sezoni të Serisë A që kanë luajtur në transfertë, duke mos pësuar gol në tre prej këtyre takimeve dhe duke shënuar saktësisht dy gola në pesë të fundit. Megjithatë, duhet thënë se Juventus nuk ka arritur të fitojë në gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit që ka luajtur në fushën e Fiorentina-s: 4 fitore, 4 barazime, 2 humbje.

 Protagonistët e mundshëm

– Marco Benassi ka shënuar dy gola në katër ndeshjet e fundit të kampionatit.

– Mario Manduzkic ka shënuar në tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në Serinë A.

 Golat

– Fiorentina nuk ka arritur të shënojë në pjesën e parë në shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Juventus.

– Katër nga pesë ndeshjet e fundit të Fiorentina-s janë mbyllur me rezultatin 1-1.

– Juventus ka shënuar golin e parë në 11 nga 13  ndeshjet e luajtura në këtë kampionat.

– Bardhezinjtë nuk kanë pësuar gol në 13 nga 20 transfertat e fundit të kampionatit dhe kanë shënuar 2 gola në 69.2% (nëntë) të takimeve që kanë luajtur deri tani në këtë kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat