Përplasen trajnerët e Shqipërisë në Kosovë!

Futboll

Përplasen trajnerët e Shqipërisë në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:36
Pamje nga një ndeshje

E gjithë vëmendja te kryendeshja në Prishtinë, ku ndeshen fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina me kampionin në fuqi Dritën nga Gjilani.  Kjo ndeshje për dallim nga të tjerat luhet dy orë më vonë, jo në orën 13.00.  Prishtina beson se pikët do të mbeten në kryeqytet, kurse Drita është e bindur se do të kthehet e pamposhtur. Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Dritës do të sjellë edhe duelin mes trajnerëve nga Shqipëria, Mirel Josës dhe Shpëtim Duros. Cili do të jetë më i suksesshëm, Josa i Prishtinës apo Duro i Dritës, gjithçka do të shihet pas 90 minutave lojë.

Një derbi që zgjon kureshtje të madhe ani se Prishtina është dukshëm përpara me pikë ndaj Dritës. Bardhekaltrit janë në krye të tabelës me 37 pikë apo ka 14 pikë më shumë se Drita që renditet në pozitën e pestë. Në anën tjetër, tifozët e njohur “Intelektualët” e Dritës, kanë njoftuar se nuk do të udhëtojnë për në kryeqytet, duke dhënë edhe arsyet e tyre.

“Pasi publikuam lajmërimin për udhëtimin tonë drejtë Prishtinës për të dielën, e kuptuam që gjatë orëve të natës, se janë arrestuar disa anëtarë të tifogrupit tonë, andaj ne si tifogrup kemi vendosur që mos të udhëtojmë në takimin e së dielës në shenjë solidarizimi për anëtarët tonë të arrestuar”, thuhet nga ‘Intelektualët”.  FC Prishtina ka njoftuar edhe për çmimin e biletave për kryendeshjen. “Prishtina dhe Drita takohen të dielën nga ora 15:00.

Prishtina me fitore do të dimëron si e para në klasifikim. Ndërsa do ta gjykon gjyqtari nga Mitrovica, Selim Isufi me ndihmësit, Besnik Morina nga Vushtrria, Alban Ejupi nga Podujeva dhe Leotrim Mustafa nga Podujeva.

Çmimi i biletave për ndeshje nuk do të ndryshoj si për ndeshjet tjera. 2 euro tribuna lindore, 3 euro tribuna perëndimore dhe 10 euro tribuna VIP”, bëhet e ditur nga klubi bardhekaltër.   Të shtunën (sot) do të luhen katër ndeshjes, si Gjilani-Ferizaj, Drenica-KEK-u, Feronikeli-Flamurtari dhe Llapi-Liria. Ballafaqimi më interesant është në stadiumi “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Lirisë. Llapi është i mobilizuar në çdo aspekt sepse gabimi më i vogël do ta lë larg synimeve për titullin e kampionit, kurse Liria shpreson të kthehet e pamposhtur. Të gjitha ndeshjet luhen në orën 13.00. 

Vala Superliga e Kosovës, java e 17-të

 E shtunë

Gjilani-Ferizaj 13.00

Drenica-KEK-u      13.00

Feronikeli-Flamurtari     13.00

Llapi-Liria       13.00

E diel

Trepça '89-Ballkani

Prishtina-Drita      15.00

Liga e Parë, java 16-të

E shtunë

Trepça-Vitia

Istogu-Kika

Fushë Kosova-Dukagjini

E diel

Besa-Vllaznia

Vushtrria-Vëllaznimi

Drenasi-Ramiz Sadiku

2 Korriku-Onix Banja

Bashkimi-Arbëria

Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat