Në pritje të vendimit për Kosovën

Futboll

Në pritje të vendimit për Kosovën

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:01
Loret Sadiku

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se çështja e futbollistit Loret Sadiku, pjesë e skuadrës turke Kasimpasa, ende është në proces dhe ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do t’i lejohet paraqitja me Kosovën në të ardhmen. FIFA deri më tash ka refuzuar ta lejojë Sadikun të luajë për Kosovën, me arsyetimin se ka humbur mundësinë e ndërrimit të përfaqësueses kur ka bërë kërkesë që nga Suedia të kalojë te Shqipëria, mirëpo futbollisti në fjalë në fakt nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat