Napoli refuzon 103 milionë euro për ta shitur

Futboll

Napoli refuzon 103 milionë euro për ta shitur

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 12:44
Napoli refuzon 103 milionë euro për ta shitur

Duket vërtet e pabesueshme, që një klub si Napoli të refuzojë megaofertën prej 103 milionë eurosh, të bërë nga gjigantët e Premier League, Manchester United, për mbrojtësin Kalidou Koulibaly. Në fakt, kjo është e vërtetë, çka tregon se Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga yjet e veta, edhe nëse presidenti De Laurentiis tundohet nga shuma të tilla marramenëse.

“Corriere dello Sport” ka konfirmuar refuzimin e një oferte të tillë, teksa Manchester United, me shtyrjen e Jose Mourinhos, ishte i gatshëm ta bënte Koulibaly mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka hedhur poshtë menjëherë ofertën, sepse synon ta mbajë 27-vjeçarin.

Një trashëgimi autentike, që ruhet, pavarësisht nga lajkatimi dhe perspektiva e një fitimi të pafund kapitali, duke pasur parasysh se në vitin 2014, mbrojtësi në fjalë është blerë për rreth 8 milionë euro nga Genk. De Laurentiis ka thënë ende “jo”. Njëqind e tre milionë here “jo”. Vendimi për të mos përfshirë një klauzolë largimi në rastin e rinovimit (deri në vitin 2023) është e barabartë me një siguri. Dhe kombinimin e njeh vetëm presidenti i Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat