Drejt largimit nga PSG

Futboll

Drejt largimit nga PSG

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 14:20
Lassana Diarra

Aventura e Lassana Diarra te Paris Saint Germain mund të përfundojë përpara kohës së përcaktuar në kontratën e tij. Sipas mediave franceze, mesfushori mund t’i japë lamtumirën Parisit që gjatë merkatos së janarit. Me ardhjen e Thomas Tuchel në krye të skaudrës, 33-vjeçari nuk po gjen hapësirat e kërkuara dhe për këtë arsye mund të largohet që në muajin janar. I transferuar te Paris Saint Germain në Janar të 2018, Diarra deri më tani është aktivizuar vetëm 4 herë, shumë pak për një lojtar si ai. Kontrata e futbollistit me klubin francez skadon në qershor të 2019-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat