Llapi fiton pikë të mëdha në luftë për titull, Liria e pafat

Futboll

Llapi fiton pikë të mëdha në luftë për titull, Liria e pafat

Nga: K. G. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 14:55
Llapi fiton pikë të mëdha në luftë për titull, Liria e pafat

Liria nga Prizreni ka qenë e pafat, ndërsa Llapi fitoi tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit. Në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nuk munguan rastet, por llapjanët ia dolën të fitojnë me rezultat 1:0 ndaj Lirisë.

Futbollisti Hamdi Namani është autor i golit në minutën e 30-të dhe më i merituari për fitoren e llapjanëve.

Duhet theksuar se në minutën e 39-të, Blendi Memaj e qëllon tërthorësen e Llapit, kurse në atë të 60-tën, Festim Alidema i Llapit qëllon tërthorësen e mysafirëve. Llapi renditet në vend të tretë me 35 pikë, kurse Liria është në pozitën e dhjetë me 19 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat