Shaqiri: I thash jo...

Futboll

Shaqiri: I thash jo...

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:20
Shaqiri: I thash jo...

Të dielën, nga ora 17:15, Liverpooli e pret në “Anfield” Evertonin, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14 në Premierligë.

Ende nuk dihet nëse Shaqa do të jetë titullar, por për të, kjo sfidë do të jetë e veçantë, “është derbi i parë”.

“Derbi do të jetë ndeshje speciale për mua, është derbi parë. Dua të shoh dhe ndjej atmosferën në këso derbish. Mezi po pres”, ka thënë Shaqa.

“E njoh vetëm një tifozë të tyre dhe më tha kur isha te Stoke: ‘Duhet të vish në Everton’. I thash: ‘Jo!’”, ka deklaruar Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat