Icardi: Nuk është koha të kaloj tek Real Madrid

Futboll

Icardi: Nuk është koha të kaloj tek Real Madrid

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 16:30
Mauro Icardi

Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi ka thënë se nuk është koha e duhur që ai të transferohet tek Real Madrid.

Argjentinasi është shprehur se është i determinuar të fitojë trofe me skuadrën e tij aktuale.

Emri i Icardi ka qenë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” dhe së fundmi raportimet thonë se madrilenët do të tentojnë ta transferojnë lojtarin qysh në janar.

Por, duket se lojtari është i vendosur që një gjë e tillë nuk do të ndodh, të paktën jo tani.

“Nuk mendoj se është koha e duhur” ka thënë ai për “Corriere dello Sport” kur është pyetur për Realin.

“Gjithmonë i kam pasur qëllimet e qarta: fillimisht të rikthehemi në Ligën e Kampionëve, pastaj të fitoj ndonjë trofe me Inter. Kemi ndërtuar një skuadër të mirë edhe pse nuk kemi pasur mundësi të shpenzojmë shumë” ishin fjalët e sulmuesit.

Kujtojmë se kontrata e Icardi me Inter skadon në vitin 2021. Skuadra italiane mendonte se lojtari do ta vazhdonte kontratën në tetor, mirëpo kjo nuk ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat