Dërmaku me Cosenza-n me pikë të plota

Futboll

Dërmaku me Cosenza-n me pikë të plota

Nga: K. G. Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:04
Dërmaku me Cosenza-n me pikë të plota

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dërmaku, me ekipin e  Cosenza-s, arkëtuan tri pikë të mëdha, në luftë për të ikë nga pjesa e poshtme e renditjes së klasifikimit në Serie B në Itali. Cosenza shënoi fitore minimale me rezultat 2:1. Dërmaku u paraqit standard, duke u angazhua maksimalisht për fitoren shumë domethënëse, për të synuar një ecuri më të mirë në vazhdim të kampionatit. Baclet (59'-nga penalltia), Garritano (90+4) shënuan për Cozenca-n dhe Bonazzoli (27') për Padova-n. Pas javës së 14-të, Cosenza është në vend të 14-të me 14 pikë, ka tri më shumë se Padova dy pozita më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat