Barcelona është duke kaluar në një gjendje katastrfoale, me shumë lojtarë të lënduar.
Kjo fazë e ka prekur më së shumti mbrojtjen, në të cilën fazë Valverde ka shumë pak opsione.
Me lëndimin e Umtit ai ka vetëm Gerrard Piquen dhe Clement Lenglet në dispozicion për qendrën e mbrojtjes.
Për ta përmirësuar këtë fazë, ata po e konsiderojnë afrimin e mbrojtësit të Getafe, Djene Dakonam.
Këtë transferim skuadra katalunase e ka bërë të qartë se dëshiron ta kryej qysh në janar, shkruan “Goal”,
Djene Dakonam është 26 vjeçar dhe do të mund ta mbulonte atë pozicion për disa vite.
Bëhet e ditur nga “Goal” se edhe vet lojtari ka shprehur dëshirën që të transferohet në “Camp Nou”.