Guardiola tregon se sa do të mungojë Aguero

Futboll

Guardiola tregon se sa do të mungojë Aguero

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:19
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka bërë të ditur pas ndeshjes se sa do të mungojë Sergio Aguero.

Spanjolli ka thënë se sulmuesi i skuadrës mund të mungojë edhe për ndeshjen ndaj Watford.

Sot, në vendin e Agueros është paraqitur Gabriel Jesus, i cili edhe pse nuk realizoi, bëri një paraqitje të mirë.

“Do të shohim të hënën. Nuk duam të rrezikojmë asgjë” ka thënë Guardiola i pyetur për gjendjen fizike të Aguero.

“Nëse ai lëndohet ne do të humbim një numër të madh golash në ditët që nuk mund ta aktivizojmë atë” ishin fjalët e Pep.

Nëse argjentinasi do t’i mungojë skuadrës për një kohë të gjatë, atëherë do të ishte lojtari i dytë kryesorë pas De Bruyne në të cilin trajneri spanjoll nuk do të mund të kalkulonte. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat