Befason Sterling: Kënaqem duke shikuar Neymar dhe PSG-në

Futboll

Befason Sterling: Kënaqem duke shikuar Neymar dhe PSG-në

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:33
Ylli i Manchester City, Raheem Sterling

Ylli i Manchester City, Raheem Sterling ka treguar se kënaqet duke shikuar ndeshjet e Paris Saint – Germain.

Ai gjithashtu ka lavdëruar brazilianin Neymar për mentalitetin e tij fitues.

„Më pëlqen ta shikojë Paris Saint – Germain. Ajo që më pëlqen tek Neymar është se çdo herë që ai humb topin dhe provon ndonjë gjë të re, ai do ta provojë prapë të njëjtën. Ai nuk humb motivin. Ka mentalitetin e fituesit” ka thënë Sterling për “The Times”, 

“Ta shihje Neymarin kundër Liverpool ishte kënaqësi. Ai bënë shumë trike mirëpo i bën në kohën e duhur. “Rainbow flick” kundër Shaqirit ishte spektakolare” ka thënë anglezi.

Sterling në anën tjetër po kalon në momentet më të mira të karrierës nën urdhrat e Pep Guardiolas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat