Real Madrid kalon me lehtësi Valencian, ngushton në dy pikë diferencën me Barcën

Futboll

Real Madrid kalon me lehtësi Valencian, ngushton në dy pikë diferencën me Barcën

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:38
Foto

Real Madrid e ka fituar kryendeshjen e javës së 14-të të La Ligas, kundër Valencias.

Para tifozëve të saj, skuadra nga Madridi shënoi fitore me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Daniel Wass në portën e tij, për t’i dhënë epërsinë “Los Blancos” në minutën e 8’ të takimit.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse ishte Bale që mund ta dyfishonte epërsinë, por Neto bëri një pritje spektakolare.

Në pjesën e dytë “mbretërit” realizuan edhe njëherë në minutën e 83’ me anë të Lucas Vazquez i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtarë.

Me këtë fitore Real ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e pestë, me 3 pikë më pak se Sevilla që është lidere dhe dy më pak se Barcelona që është në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat