Conte nis bisedimet me ekipin e Serie A

Futboll

Conte nis bisedimet me ekipin e Serie A

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:13
Antonio Conte

Mediet italiane raportojnë se Antonio Conte është shumë pranë Roma-s, por ai po pret që të lirohet stoli i PSG ose Manchester United.

Roma është duke humbur durimin me trajnerin Eusebio Di Francesco pas një sërë hapash falsë në Serie A dhe Champions League.

Sipas Panorama, presidenti Jim Pallotta ka udhëzuar drejtuesit e klubit të tij për të nisur bisedimet me ish-trajnerin e Chelsea-t.

Megjithëse Conte është përfolur për një kalim te Milan, Roma është një tjetër opsion interesant.

Gjithsesi, Panorama raporton se Conte po merr kohën e tij dhe nuk ka vendosur akoma, kjo për shkak se ndodhet në një betejë ligjore me ish-klubin e tij Chelsea.

Gjithashtu pretendohet se Conte është në pritje të një stoli më prestigjioz, si Manchester United apo Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat