Ja çfarë vlere ka fitorja e Guardiolas kundër Bournemouth

Futboll

Ja çfarë vlere ka fitorja e Guardiolas kundër Bournemouth

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:33
Pep Guardiola

Manchester City ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Bournemouth, me rezultatin 3:1.

Megjithatë, kjo fitore nuk kishte vetëm vlerën e tre pikëve për trajnerin Pep Guardiola.

Ai, me këtë fitore të realizuar sot, ka prekur shifrën e 400 fitoreve në karrierën e tij.

Gjeniu spanjoll numëron plot 179 fitore me Barcelonën, ku ndër to kishte fituar edhe Ligën e Kampionëve dy herë.

Me Bayern Munich, Guardiola numëron 124 fitore, ku ishte i pa konkurrentë në Bundesliga.

Me skuadrën nga Manchester, trajneri spanjoll ka mbërritur sot tek fitorja e 97.

Guardiola padyshim është njëri prej trajnerëve më të mirë në histori. Ai nuk do të ndalet me kaq. Ai ka një karrierë të gjatë përpara vetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat