Barça-Villarreal, Messi mund të kalojë Ronaldo-n

Futboll

Barça-Villarreal, Messi mund të kalojë Ronaldo-n

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 07:06
Messi

Barcelona do të presë Villarreal në javën e 14-të të kampionatit spanjoll. Kjo është gjithçka që duhet të dini për sfidën që do të luhet pasditen e sotme në “Camp Nou”:

– Barcelona ka fituar 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Villarreal, duke shënuar 11 gola në total. Katalansit kanë fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit, duke humbur vetëm një.

– Barcelona ka pësuar të paktën një gol në 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në La Liga (19 gola), ecuria e tyre më e keqe që nga dhjetori i 1998-ës (12 ndeshje).

– Villarreal nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë (1 barazim, 2 humbje).

– Asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë pikë në ndeshjet që ka qenë në humbje se Barcelona në pesë kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon (13, po aq sa Borussia Dortmund).

– Leo Messi, bashkë me Ronaldo-n, ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër në historinë e La Liga-s kundër Villarreal: 13 gola.

– Messi ka shënuar në të gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Villarreal në “Camp Nou” në të gjitha kompeticionet (9 gola).

– Nicola Sansone i Villarreal ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit të luajtura kundër Barcelona-s në La Liga (2 gola).

– Kjo do të jetë ndeshja e 400-të e Valverde-s si trajner në La Liga: 182 fitore, 99 barazime, 118 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat