Roma-Inter, dhjetori përjashton mundësinë e një barazimi

Futboll

Roma-Inter, dhjetori përjashton mundësinë e një barazimi

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 09:14
Roma-Inter

Roma po zhgënjen në këtë kampionat dhe këtë të dielë në mbrëmje do të presë në “Olimpico” Inter-in e Spalletti-t, që mund të ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me një fitore.

Statistika

– Roma dhe Inter kanë marrë nga dy fitore, dy barazime dhe dy humbje në gjashtë përballjet e fundit direkte, por Roma ka humbur ndeshjen e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Inter në gushtin e 2017-ës.

– Nga 15 ndeshjet e mëparshme që janë luajtur mes këtyre dy skuadrave në muajin dhjetor, vetëm njëra është mbyllur në barazim (1-1 në 1993-in).

– Roma është skuadra e Serisë A që ka shënuar më shumë gola në ndeshjet e luajtura në shtëpi në këtë sezon (16), ndërsa Inter ka pësuar vetëm gjashtë në transfertë.

– Inter ka fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë (2 humbje), asnjë ekip tjetër i kampionatit italian nuk ka patur një ecuri më të mirë në të njëjtin hark kohor. Megjithatë, një nga ato humbje ka ardhur në takimin e fundit të luajtur në transfertë, kundër Atalanta-s në Bergamo.

– Shtatë nga 10 golat e fundit të Roma-s në këtë sezon janë shënuar në pjesënn e dytë, ndërsa Inter ka pësuar 8 nga 10 pas pjesës së parë.

– Roma ka një mesatare prej 1 goli në çdo 3.9 gjuajtje në kuadrat në këtë sezon, vetëm Udinese ka një mesatare më të keqe deri tani (1 gola në çdo 4.3 gjuajtje).

– Sulmuesi i Inter, Keita Balde, i cili ka shënuar dy gola fundjavën e kaluar kundër Frosinone-s, ka realizuar dy gola edhe herën e fundit që ka luajtur kundër Roma-s (prill 2017-të).

– Në pesë sezonet e kaluar te Roma, Radja Nainggolan ka luajtur 155 ndeshje në Serinë A. Ai ka shënuar herën e fundit që është përballur me verdhekuqtë, kur ka qenë te Cagliari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat