Fred i pakënaqur, thotë se është i mërzitur me situatën në Man Utd

Futboll

Fred i pakënaqur, thotë se është i mërzitur me situatën në Man Utd

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 10:11
Fred

Ylli i Manchester United, Fred, ka bërë të ditur se jeta e tij në Manchester nuk po shkon si më së miri.

25 vjeçari ka hasur në probleme për ta bërë vendin e tij në formacionin bazë të “djajve të kuq”, duke humbur kësisoj edhe vendin e tij në përfaqësuesen e Brazilit.

Mesfushori kaloi në “Old Trafford” gjatë verës që lamë pas, nga Shakhtar Donetsk për rreth 55 milionë euro.

Ai deri tash është paraqitur vetëm 10 herë me fanellën e United dhe nuk është i kënaqur me këtë gjë.

“Kam luajtur shumë pak te United, kështu që është normale për “Profesor Tite” që të mos më ftojë në skuadrën kombëtare” ka thënë lojtari për reporterët.

“Sigurisht se isha i mërzitur, por duhet të kuptojë si të përballem me dëshpërimin dhe të vazhdoj tutje” ka thënë Fred më tutje.

“Trajneri ka zgjedhur të mos më inkuadroj në skuadër. Është zgjedhja e tij. Unë ende bëj punën time dhe nuk mund ta lejojë atë të ndikojë në mendjen time. Nuk mund ta lë të më lëvizë. Duhet të jem i durueshëm” ka përfunduar ai.

Fred ishte në bankën e rezervistëve edhe në barazimin e “djajve të kuq” kundër Southampton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat