Kosova në grup me gjigandin botëror, Shqipëria në grupin e ferrit, Zvicra e shqiptarëve në grup të mirë

Futboll

Kosova në grup me gjigandin botëror, Shqipëria në grupin e ferrit, Zvicra e shqiptarëve në grup të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Kosova është në grupin më të fortë të mundshëm, në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova është në grup të vështirë, në grupin A, së bashku me gjigandin  botëror Anglinë, pastaj Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Një grup shumë i vështirë apo më mirë të themi i tmerrshëm për nga ana e rivalëve. Shqipëria është në grupin H me kampionin në fuqi të botës, Francës, pastaj janë Islanda, Turqia dhe dy rivalë më të lehtë, si Andorra e Moldavia.

Zvicra e shqiptarëve pa dyshim se është si favorite në grupin D. Xherdan Shaqiri, kapiteni Granit Xhaka, Albian Ajeti dhe Florent Hadërgjonaj, me Zvicrën janë në grup me Danimarkën, Republikën e Irlandës, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.

Evropiani 2020 do të ketë 24 skuadra pjesëmarrëse. 20 nga to do të caktohen prej këtyre kualifikimeve, që nisin në mars e përfundojnë në nëntor të vitit 2019. Dy më të mirët e grupit kalojnë direkt në Euro 2020.

Grupi A

Anglia

Çekia

Bullgaria

Mali i Zi

Kosova

Grupi B

Portugalia

Ukraina

Serbia

Lituania

Luksemburgu

Grupi C

Holanda

Gjermania

Irlanda Veriore

Estonia

Bjellorusia

Grupi D

Zvicra

Danimarka

Republika e Irlandës

Gjeorgjia

Gjibraltari

Grupi E

Kroacia

Uellsi

Sllovakia

Hungaria

Azerbajxhani

Grupi F
Spanja

Suedia

Norvegjia

Rumania

Ishujt Faroe

Malta

Grupi G

Polonia

Austria

Izraeli

Sllovenia

Maqedonia

Letonia

Grupi H

Franca

Islanda

Turqia

Shqipëria

Moldavia

Andorra

Grupi I

Belgjika

Rusia

Skocia

Qipro

Kazakistani

San Marino

Grupi J

Italia

Bosnja Hercegovina

Finlanda

Greqia

Armenia

Lihteshtejni

Kosova dhe krerët e FFK-së nuk kishin pasur mundësi t’i shijojnë e ndjejnë emocionet e hedhjes së shortit, as të Evropianit e as të Botërorit. Kur Kosova u pranua në maj të 2016-s, në qershor zhvillohej faza finale e Evropianit, ndërkaq që shorti për Botërorin veç ishte hedhur dhe një vend në grup ishte lënë në rast pranimi të Kosovës dhe kjo u bë realitet. Ndaj, për herë të parë sot po ndjehet aroma dhe emocionet që ofron kjo ngjarje. Presidenti i FFK-së Agim Ademi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, përzgjedhësi Bernard Challandes, trajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala sot në Dublin do të ndjejnë emocionet e shortit derisa do mësojnë rivalët e Kombëtares së Kosovës për Euro 2020, emocione të cilat i ndjejnë gjithandej edhe tifozët “Dardanët”, që me padurim po presin të shohin se më kë do të përballet Kombëtarja jonë në këto kualifikime.

Nga ora 12:00 tërhiqet shorti i kualifikimeve të Euro 2020 ku do të mësohet fati i Kosovës dhe Shqipërisë, në cilat grupe do të bëjnë pjesë dhe cilat do të jenë gjasat për t’u kuailfikuar në garën më të madhe të përfaqësueseve në kontinentin e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat