Challandes: Short i vështirë, por ne jemi Kosova

Futboll

Challandes: Short i vështirë, por ne jemi Kosova

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:33
Bernard Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se Kosovës i ka rënë të luajë në një grup të vështirë në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020, por paralajmëroi se “Dardanët” nuk dorëzohen.

Kosova mësoi se do të luajë në Grupin A, me Anglinë si bartës të saj dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, si dhe me Çekinë e Bullgarinë.

Kosova mund të jetë e kënaqur me shortin, duke marrë parasysh se ka mundur të ketë kundërshtarë më të fortë se ekipet që pati fat t’i ketë në grup.

Për dallim nga Anglia dhe Çekia që shihen si kundërshtarë më të fortë, Kosova pritet ta ketë më të lehtë ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi dhe mund të shpresojë për një kualifikim në EURO 2020.

E njeriu që e udhëhoqi Kosovën drejt një fushate shumë të suksesshme në Ligën e Kombeve, duke e promovuar nga Liga D në Ligën C dhe duke ia siguruar një vend në play-off për kualifikime në EURO 2020, ka besim se verdhekaltrit mund t’ia dalin edhe këtu.

 “Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë. Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë.”

Në EURO 2020 do të kualifikohen dy ekipet e para nga secili prej 10 grupeve.

Kampanja e kualifikimeve nis xhiron e parë më 21 dhe 23 mars të vitit 2019.

Në rast se Kosova dështon të kualifikohet në Evropian përmes rrugës tradicionale, atëherë do ta ketë një mundësi tjetër, përmes play-offit të Ligës së Kombeve më 2020, ku kundërshtar do ta kishte Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat