Shakohoxha: Shqipëria dhe Kosova do ta bëjnë një Kombëtare në të ardhmen

Futboll

Shakohoxha: Shqipëria dhe Kosova do ta bëjnë një Kombëtare në të ardhmen

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:57
Shakohoxha: Shqipëria dhe Kosova do ta bëjnë një Kombëtare në të ardhmen

Komentatori i njohur nga Shqipëria, Dritan Shakohoxha, e ka dhënë një deklaratë interesante në SuperSport pas hedhjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Gjatë një debati rreth Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, Shakohoxha ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. “Shqipëria dhe Kosova në të ardhmen do ta bëjnë një ekip. Kështu do të shkojmë punët”, theksoi Shakohoxha.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria në situatën momentale duhet që të përkrahen nga të gjithë shqiptarët. “Kosova do të jetë befasia e madhe. Ka lojtarë të ri në moshë dhe ka treguar lojëra të bukura në Ligën e Kombeve. Kosova ka realizuar më së shumti gola”, ka thënë Dritan Shakohoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat