Djali i Kujtim Shalës, çon në këmbët gjermanët

Futboll

Djali i Kujtim Shalës, çon në këmbët gjermanët

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
Andis Shala

Andis Shala, sulmues i shkathët, ndryshe djali i ish futbollistit të  mirënjohur, Kujtimi, ka pasur ditën e tij, duke shënuar katër gola për Erfurtin, e cila triumfoi me rezultat 7:1 kundër Altglienicke-s, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së katërt gjermane, grupi verilindje.  Andisi tregoi lojë të jashtëzakonshme - shënues i katërfishtë dhe njërin nga gola e realizoi nga 30 metra, duke çmendur tifozët gjermanë që ishin të pranishëm në stadium.

Shënues për Erfurtin, janë: Shala (43', 51', 77', 83'), Jovanoviq (70'), Lela (73') e Rudiger (90+1') dhe për mysafirët: Skoda (29'). Shala ka shënuar 10 gola dhe kjo ndeshje ka qenë më e mira e tij deri me tash në kampionat. Erfurt renditet në vend të tretë me 36 pikë, ka 12 me pak se lideri Chemnnitzer dhe Altglienicke është në pozitën e  14-të me 19 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat