Barcelona merr kreun përkohësisht, triumfon ndaj Villarrealit

Futboll

Barcelona merr kreun përkohësisht, triumfon ndaj Villarrealit

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 20:25
Pamje nga ndeshja

Barcelona e ka mposhtur në “Camp Nou” Villarrealin me rezultat të pastërt 2-0 në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga.

Me këtë fitore Barcelona ka marrë kreun e tabelës përkohësisht me 28 pikë, dy më shumë se Sevilla, e cila luan sonte si mysafir ndaj Deportivo Alavesit.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Gerard Pique në minutën e 35’.

Në pjesën e dytë u shënua edhe goli i dytë nga Barcelona, në minutën e 87’ Carles Alena shënoi për 2-0, që ishte edhe rezultati final i takimit.

Në ndeshjen e ardhshme në La Liga, Barcelona luan si mysafir ndaj Espanyolit, kurse Villarreali e pret në shtëpi Celta de Vigon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat