Bordeaux e befason PSG-në në Ligue 1

Futboll

Bordeaux e befason PSG-në në Ligue 1

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:00
Foto

Bordeaux e ka ndal PSG-në në javën e 15-të në Ligue 1.

Bordeaux dhe PSG, janë ndarë në paqe, pasi ndeshja përfundoi, 2:2.

Parisienët kaluan të parët në epërsi me anë të Neymar, që e realizoi golin në minutën e 34’, raporton “lajmi.net”.

Bordeaux i barazoi shifrat në 1 me 1, me anët të Briand (53’), ndërsa Kylian Mbappe e riktheu epërsinë e PSG-së në minutën e 66’.

Kur u mendua se kampionët aktual të Ligue 1 kanë marr tri pikë, Bordeaux i barazoi shifrat përsëri, tani me anë të Cornelius (84’).

Pas xhiros së 15-të, PSG gjendet në vendin e parë me 43 pikë, 14 pikë më shumë se vendi i dytë, Motepellier. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat