Flet kapiteni i “Dardanëve” për shortin e kualifikimeve EURO 2020

Futboll

Flet kapiteni i “Dardanëve” për shortin e kualifikimeve EURO 2020

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 00:24
Samir Ujkani

Pas një edicioni mjaft të mirë në Ligën e Kombeve, Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në eliminatoret e Euro 2020, teksa sot shortet e çuan në grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Në një intervistë për “Zona Gol”, kapiteni i “Dardanëve” dha një intervistë:

Sfidë ndaj Anglisë dhe pastaj dy derbi ballkanikë…

Është një grup shumë interesant, por duhet të pranojmë se jemi skuadra më e re dhe teorikisht më e dobëta në grup. Ne do të kërkojmë të rritim nivelin sa më shumë, të fitojmë eksperiencë dhe të synojmë të konkurrojmë denjësisht. Jemi në një moment shumë të mirë dhe djemtë po kalojnë një moment të mirë, por duhet të bëjmë kujdes, pasi këtu është niveli shumë më i lartë.

Do të startoni këtë eksperiencë në sfidën me Bullgarinë në Prishtinë dhe do ta mbyllni me Anglinë. Ju pëlqen ky kalendar?

Më vjen shumë mirë që ndeshjen e parë do ta luajmë në shtëpi, pasi e dimë që do të kemi një mbështetje shumë të ngrohtë nga publiku dhe kjo do të na ndihmojë të bëjmë një start pozitiv. Sfida e fundit me Anglinë, jam i sigurt se do të jetë një sfidë spektakolare dhe festive, pasi besoj se do jenë dhënë verdiktet.

Shorti u ka dhënë edhe njëherë kundërshtarë të fortë, ashtu si në eliminatoret e Botërorit…

Në fakt është e vërtetë që niveli këtu është shumë i lartë dhe duhet një angazhim shumë i madh. Besoj se me eksperiencën që kemi marrë në Ligën e Kombeve, do të mund të paraqitemi më mirë këtë herë, në këto eliminatore.

Çfarë nënkuptoni, kur thoni se do jetë festë me Anglinë? Mos ndoshta mendoni kualifikimi?

E mendoj si festë sepse po vjen një emër shumë i madh i futbollit botëror dhe kjo do të jetë një emocion i veçantë për të gjithë ne, ndonëse nuk e fsheh se do të më pëlqente të luanim kualifikimin ndaj Anglisë, pavarësisht se do të jetë shumë e vështirë.

A mendoni se euforia mund të jetë armiku i Kosovës?

Po, patjetër. Është aspekti ku ne dTurqia dhe Islanda përballë Shqipërisë, skuadra që ju i njihni të dyja. Keni një koment për këto?uhet të tregojmë më shumë kujdes. Duhet të rrimë me këmbë në tokë, pasi deri tani u përballëm me skuadra të një niveli të ulët, por tani kemi të tjerë kundërshtarë. Besoj se kemi djem të rinj, që po rriten në klubet e tyre dhe e kanë kuptuar se duhet qëndruar me këmbë në tokë dhe treguar respekt ndaj çdo kundërshtari.

Janë dy skuadra shumë të forta, pasi ne jemi përballur me ta, por mendoj se Shqipëria mund të konkurrojë me këto skuadra. Vetëm se duhet që publiku të mbështesë Kombëtaren Shqiptare dhe të mos krijojë presion për rezultatet, pasi kjo është rruga për të shkuar te suksesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat