Balotelli nuk e harron zakonin, përleshet me trajnerin

Futboll

Balotelli nuk e harron zakonin, përleshet me trajnerin

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 13:54
Mario Balotelli

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë, edhe pse trajneri i Italisë Roberto Mancini e merr me të mirë, duke thënë se “shpresa vdes e fundit”.

Sulmuesi italian po përjeton një sezon të zi, sepse nuk është dukur asnjëherë në formë të plotë fizike dhe nuk po bëhet vendimtar. Goli mungon që prej muajit maj, ndërsa janë 5 kartonë të verdhë dhe shumë nerva në sezonin e ri.

Ndonëse shpesh thuhet se Balotelli është pjekur dhe vetë sulmuesi pretendon se ka ndryshuar, faktet tregojnë të kundërtën. Nica barazoi 0-0 në Guingamp të shtunën në mbrëmje dhe trajneri Patrick Vieira e zëvendësoi Balotelli-n në minutën e 75-të, vendim që e tërboi sulmuesin.

Pas daljes nga fusha Balotelli nisi një debat me trajnerin, duke i drejtuar edhe gishtin, ndërsa turfullonte. Pas ndeshjes Vieira u tregua i prerë: “Unë stërvit Nicën, jo Balotellin. Nuk jam trajneri personal i askujt”. Me siguri një ndëshkim në horizont për sulmuesin, që pritet të humbasë vendin në formacion. SuperMario tashmë ka super vetëm nervat…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat