Paqueta tregon kush e bindi t’i bashkohet Milanit

Futboll

Paqueta tregon kush e bindi t’i bashkohet Milanit

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:06
Lucas Paquetas

Futbollisti brazilian nga janari do të luajë me skuadrën kuqezi.

Milani ka bërë lëvizjen e parë në afatin kalimtar të janarit, teksa para pak javësh siguroi shërbimet e Lucas Paquetas, talentit që aktivizohet me Flamengon.

Braziliani do të mbërrijë në Milano për të përfunduar transferimin e tij brenda kësaj jave.

21-vjeçari ka folur pas sfidës së fundit të luajtur me Flamengon dhe është shprehur shumë i lumtur dhe entuziast për transferimin te Milani, 

Gjithashtu Paqueta ka zbuluar numrin që do të mbajë në fanellë, por edhe arsyen që e bindi atë për t’u bashkuar me ekipin kuqezi.

“Do të mbaj numrin 39 mbi shpinë. Është numri me të cilin kam debutuar me ekipin e parë të Flamengos”, theksoi ai.

“Më ka sjellë fat dhe shpresoj të ndodhi e njëjta gjë te Milani. Në qoftë se unë kam zgjedhur kuqezinjtë, ka qenë falë Leonardos. Ai më kërkoi dhe më bindi”. “E kuptova që Milani kishte një projekt serioz për mua dhe kjo është diçka thelbësore për një lojtar të ri që vjen në Evropë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat