Pulisiq preferon Liverpoolin para Chelseat

Futboll

Pulisiq preferon Liverpoolin para Chelseat

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 14:28
Crhstian Pulisiq

Futbollisti amerikan kërkohet nga klubet e mëdha angleze.

Crhstian Pulisiq nuk e ka fshehur dëshirën që të transferohet në Premier Ligë.

Aktualisht reprezentuesi i SHBA-ve po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund, por në verë ai pritet të ndërrojë ambient.

Liverpool dhe Chelsea janë dy skuadrat e interesuara për amerikanin, por sipas Evening Standard, futbollisti preferon më shumë ekipin e Jurgen Klopp sesa Blutë e Maurizio Sarrit.

Chelsea raportohet të ketë ofruar 70 milionë funte, por vetë futbollisti është në pritje të një oferte nga Liverpool dhe të transferohet në Anfield. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat