Fred nuk është i lumtur: Dua të luaj më shumë tek United

Futboll

Fred nuk është i lumtur: Dua të luaj më shumë tek United

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 15:17
Mesfushori brazilian Fred

Mesfushori brazilian nuk po gjen hapësira në ekipin e Jose Mourinhos.

Fred iu bashkua Manchester United nga Shakhtar Donetsk këtë verë për 52 milionë funte, por deri më tani ai nuk ka arritur të përshtatet tek “Djajtë e Kuq”, 

Braziliani ka luajtur në vetëm 10 ndeshje në total prej 645 minutash.

Kjo situatë është zhgënjyese për futbollistin, i cili kërkon të ketë më shumë hapësira në skuadrën e “Djajve të Kuq”.

“Është normale që nuk jam i lumtur, por duhet të di si ta menaxhoj këtë situatë në mënyrë që të jem i gatshëm për të bërë një hap para”, tha Fred.

“Trajneri ka zgjedhur mos të më inkuadrojë shumë dhe ky është vendimi i tij”.

“Unë duhet të vazhdoj të kryej punën time dhe nuk dua të lejoj që kjo të ndikojë tek unë. Duhet të tregohem i durueshëm”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat