FA dënon Arsenalin dhe Tottenhamin për derbin e djeshëm

Futboll

FA dënon Arsenalin dhe Tottenhamin për derbin e djeshëm

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:11
Foto nga ndeshja

Trupi qeverisës i Anglisë ka dënuar të dy klubet për “atë se nuk arritën që të sigurojnë zhvillimin e një ndeshje të rregullt” këtë të diele

Arsenali dhe Tottenhami janë dënuar nga Federata Angleze e Futbolliit (FA) pasi që kanë dështuar që ti kontrollojnë sjellët e lojtarëve të tyre në derbin e Londrës Veriore.

Akuzat kanë të bëjnë pas golit të Eric Dier të Spurs në pjesën e parë dhe për festimet pasi Arsenali fitoi duke e përmbysur rezultatin 4-2.

Mesfushori i Anglisë shënoi me kokë pas asistimit nga gjuajtja e lirë e Christian Eriksen duke barazuar rezultatin, duke vendosur gishtin në buzët e tij –duke bërë gjestin “shush” në drejtim të tifozëve vendas.

Festimet e Tottenhamit u bën afër zonës së stërvitjeve të zëvendësuesve të Arsenalit, e cila gjë nuk tolerohet.

Si rezultat në këtë gjë u involvuan lojtarët e të dyja palëve, me menaxherin e Spurs Mauricio Pochettino i cili vrapoi për ta luajtur rolin e paçebërësit.

“Arsenali dhe Tottenhami do të dënohet për incidentet e djeshme”, thuhet në një deklaratë të FA.

“Incidenti i minutës së 32’të, ata kanë dështuar që lojtarët e tyre të sillen mirë gjatë festimeve”.

Të dy klubet kanë të drejtë që ti kundërpërgjigjen akuzave deri të enjten në ora 18:00, ku të dy palët dështuan ta zhvillojnë një ndeshje normale në një atmosferë të nxehtë në Premier Ligë.

Policia Metropolitane ka konfirmuar për Omnisport që ka pasur shtatë të arrestuar, një për hedhje të një flakadani në fushë.

Televizioni ka parë edhe një lëvore të bananes që është hedhur në fushë pasi që Arsenali shënoi giolin e parë nga penalltia me anë të Pierre-Emerick Aubameyang.

Tottenhami është zotuar se do ja ndaloi këtij tifozi paraqitjen në ndeshje të skuadrës.

“Sjellje të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe ne do të lëshojmë një ndalesë për këtë tifozë”, ka thënë një zëdhënës i klubit.

Duke folur të hënën pas hedhjes së shortit për finale të Ligës së Kombeve, presidenti i UEFA’saë, Aleksander Ceferin e ka quajtur aktin e hedhjes së lëvores së bananes para Aubameyangut si një “tmerr”.

“Raportet e fundit tregojnë që ka racizëm në rritje dhe hedhje të lëvores së bananeve në derbin e Londrës Veriore. Ne e dënojmë këtë veprim dhe presim hetim të policisë. Personit duhet ti ndalohet të shikojë futboll në tribunë për tërë jetën”, ka thënë ai për media para se të hidhet shorti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat