Chelsea bën ofertë zyrtare për yllin e Dortmund

Futboll

Chelsea bën ofertë zyrtare për yllin e Dortmund

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:33
Dortmund

Sipas gazetës gjermane Ruhr Nachrichten, e përkthyer nga ajo britanike Standard, Chelsea është takuar me Borussia Dortmund të premten dhe ka bërë ofertën e parë zyrtare për Christian Pulisic.

Burimet nuk tregojnë se sa ishte oferta, por ‘kuptohet’ të jetë nën 70 milion funte, të cilat mund ose nuk mund të jenë çmimi i kërkuar i BVB-s.

70 milion funte ishte çmimi i kërkuar verën e kaluar, por sigurisht Dortmund do të duhet të ulë çmimin e tij duke pasur parasysh se Pulisic ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe nuk duket se ka të ngjarë të nënshkruajë një rinovim.

20-vjeçari amerikan gjithashtu nuk është zgjedhja e parë për trajnerin Lucien Favre në këtë moment, gjë që edhe më tej dobëson pozitën e tij te ‘Verdhezinjët’.

Në rast transferimi të Pulisic te gjiganti anglez, Dortmund ka përgatitur ofertë për Thorgan Hazard, aktualisht lojtar i Monchengladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat