Emery fiton besim: Ka vetëm një ekip më lart se Arsenali

Futboll

Emery fiton besim: Ka vetëm një ekip më lart se Arsenali

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 20:13
Unai Emery

Fitorja 4-2 ndaj Tottenham në derbi ka karikuar shumë trajnerin e Arsenal, Unai Emery, i cili shprehet se ka mbetur i kënaqur si nga rezultati ashtu dhe nga loja. Madje, trajneri spanjoll shkon edhe më tej kur thotë se ky triumf e ngre ekipin e Arsenal në një nivel tjetër, mes skuadrave elitare të Premier League si Manchester City e Liverpool, të vetme pa asnjë humbje këtë sezon në kampionat.

“Mendoj se Manchester City është një shkallë më lart se ne, por jemi shumë pranë Liverpool dhe me pak kujdes mund t’i arrijmë. Skuadra jonë po bën një progres të madh kohët e fundit dhe fitorja ndaj Tottenham e konfirmoi këtë gjë. Nuk është e lehtë t’i shënosh 4 gola një ekipi si Tottenham, ndaj kjo fitore tregoi një Arsenal më të pjekur krahasuar me javët e para të sezonit”, tha Emery.

Më tej, trajneri spanjoll tha: “Shënojmë dhe fitojmë po aq sa ekipet e tjera më të mira në Premier në këto moment, fakt që na motivon dhe nuk dorëzohemi kollaj. Për mua dhe skuadrën ky sezon është një sfidë e madhe dhe fitorja në derbi tregoi se jemi rritur, pasi përmbysën një rival të fortë. Nëse luajmë sin ë derbi, atëherë mund të zhvillojmë një sezon shumë të mirë”, tha Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat