Presidentja kroate, me fjalë të ëmbla për Modricin

Futboll

Presidentja kroate, me fjalë të ëmbla për Modricin

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 22:54
Kolinda Grabar Kitarovic

Pasi që France Football ia dha sonte Topin e Artë Modricit, ka pasur reagime nga të gjithë për lojtarin më të mirë në botë

Është Kolinda Grabar Kitarovic, e cila ka pasur fjalë të mirë për lojtarin e Kroacisë, i cili i priu skuadrës për ta dërguar në finale të Botërorit, jashtë çdo parashikimi.

Kitarovic ka thënë se jo vetëm ai por të gjithë lojtarët kroat janë idhuj në vendin e saj, derisa e ka falënderuar atë për emocionet që i ka dhënë vendit të tij gjatë Botërorit në Rusi.

Ajo e ka lavdëruar edhe për profesionalizmin atë dhe përkushtimin që e ka në fushë të futbollit.

Ndërkohë, babai i Modric ka thënë se nuk ka fjalë për suksesin e birit të tij, derisa e ka cilësuar atë si hero të tij dhe një njeri të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat