Pse Bayern do ta humbë titullin? “Sekretin” na e tregon Favre

Futboll

Pse Bayern do ta humbë titullin? “Sekretin” na e tregon Favre

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 23:54
Lucien Favre

Fitorja 2-0 ndaj Freiburg nuk ka qenë shumë e lehtë për skuadrën e Borussia Dortmund, që ruan kryesimin në Bundesligë, me 6 pikë avantazh ndaj një tjetër Borussia, asaj Munchengladbach dhe 9 pikë nga kampionët e Bayern Mynih. Sipas trajnerit të Dortmund, Lucien Favre, fakti që skuadra di të vuajë dhe të fitojë në momentet e fundit është i rëndësishëm, duke shpjeguar se durimi është edhe arma kryesore e këtij marshimi të ekipit të tij në kampionat.

“U treguam të durueshëm dhe gjetëm momentin e duhur për të goditur sërish kundërshtarin, duke shënuar golin e dytë në fundin e takimit. Kjo gjë na ka karakerizuar shpesh në kampionat, një cilësi që e konsideroj si të vyer dhe të rëndësishëm për suksesin tonë të deritanishëm. Nuk është e lehtë, pasi ekipet janë thuajse të barabarta  dhe është e vështirë të gjesh hapësirat e duhura. Por jemi të qenë për 90 minuta dhe ky durim në fund paguhet me fitore”, tha Favre.

“Për të fituar titullin është e rëndësishme që të fitosh me qetësi të tilla ndeshje, që mund të duken të lehta por kanë shumë pengesa brenda vetes. Këtë gjë ia kam kërkuar shpesh skuadrës time. Kjo është një fitore që na motivon edhe më shumë për të ardhmen, pasi ruajmë diferencat me rivalët tanë dhe presim me qetësi sfidat e radhës”, tha Favre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat