Modriç thyen hegjemoninë 10-vjeçare, kroati i parë që merr Topin e Artë

Futboll

Modriç thyen hegjemoninë 10-vjeçare, kroati i parë që merr Topin e Artë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 07:42
Ada Hegerberg, Luka Modric dhe Kylian Mbappe

Kapiteni i Kroacisë nënkampione bote dhe ylli i mesfushës së Realit të Madridit, kampion Europe, Luka Modriç është fituesi i Topit të Artë 2018.

Mesfushori bëhet kroati i parë në histori që arrin të fitojë trofeun më prestigjoz individual dhe e bën këtë duke thyer një hegjemoni 10-vjeçare të dyshes Messi-Ronaldo.

“Është një ëndërr e realizuar për mua dhe falënderoj të gjithë trajnerët e mi, shokët e skuadrës, klubin e Realit të Madridit dhe të gjithë te përfaqësuesja kroate, por mbi të gjitha familjen time. Të gjithë kemi ëndrra të fitojmë trofe të rëndësishëm dhe Topi i Artë ishte më shumë se një ëndërr, ndaj jam vërtetë i nderuar që marr këtë trofe”, deklaroi Modriç gjatë marrjes së çmimit.

Luka Modriç udhëhoqi Kroacinë në botërorin “Rusi 2018”, duke e çuar në vendin e dytë, ndërsa ishte një nga liderët e Realit të Madridit, që arriti të fitojë 3 herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Ylli kroat arriti të marrë 753 pikë, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 476 dhe Antoinne Griezmann me 414 pikë, ndërsa Kylian Mbappe fitoi Topin e Artë për të rinj, ose trofeun Kopa.

Image

 

Renditja finale

1° Luka Modriç (KRO / Real Madrid)
2° Cristiano Ronaldo (POR / Juventus)
3° Antoinne Griezmann (FRA / At. Madrid)
4° Kylian Mbappe (FRA / PSG)
5° Lionel Messi (ARG / Barcellona)
6° Mohamed Salah (EGY / Liverpool)
7° Raphael Varane (FRA / Real Madrid)
8° Eden Hazard (BEL / Chelsea)
9° Kevin De Bruyne (BEL / Manchester City)
10° Harry Kane (ANG / Tottenham)
11° N’Golo Kanté (FRA / Chelsea)
12°: Neymar (BRA / PSG)
13° : Luis Suarez (URU / Barcellona)
14° : Thibaut Courtois (BEL / Real Madrid)
15°: Paul Pogba (FRA / Manchester United)
16°: Sergio Aguero (ARG / Manchester City)
17° : Gareth Bale (UEL / Real Madrid)
17° : Karim Benzema (FRA / Real Madrid)
19°: Roberto Firmino (BRE / Liverpool)
19°: Ivan Rakitic (KRO / Barcellona)
19°: Sergio Ramos (SPA / Real Madrid)
22° : Edinson Cavani (URU / PSG)
22° : Sadio Mané (SEN / Liverpool)
22° : Marcelo (BRA / Real Madrid)
25° : Alisson Becker (BRA / Liverpool)
25° : Mario Mandzukic (KRO / Juventus)
25° : Jan Oblak (SLO / Atlético Madrid)
28° : Diego Godin (URU / Atlético Madrid)
29° : Isco (SPA / Real Madrid)
29° : Hugo Lloris (FRA / Tottenham)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat