“Futbolli është kapur nga mafia, Ronaldo e ka merituar Topin e Artë”

Futboll

“Futbolli është kapur nga mafia, Ronaldo e ka merituar Topin e Artë”

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:34
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë që u mbajt mbrëmë në Paris.

Luka Modric e fitoi Topin e Artë, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë, pasi e dinte se nuk do të triumfonte.

Motra e portugezit, Katia Aveiro, ka thënë se futbolli është i kapur nga mafia.

Fatkeqësisht kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, mes mafias dhe parasë. Fuqia e Zotit është më e madhe sesa të gjithë kalbësirat. Ai merr kohën e tij, por kurrë nuk gabon.”, ka shkruar ajo.

“Lojtari më i mirë në botë… për ata që kuptojnë futbollin, sigurisht.”, ka shtuar më tej motra e Ronados.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat