Juventus e do, Real Madrid i tregon çmimin e Iscos

Futboll

Juventus e do, Real Madrid i tregon çmimin e Iscos

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:52
Isco Alarcon

Tashmë është bërë e ditur se Isco Alarcon do të largohet nga Real Madridi.

Isco Alarcon e dëshiron largimin nga Real Madrid, pasi Santiago Solari nuk llogaritë në të.

Juventus ka kohë që po tenton ta transferoj spanjollin, mirëpo madrilenët nuk duan të heqin dorë edhe aq lehtë prej tij, 

Real Madrid po kërkon plotë 700 milionë euro nga shitja e tij, aq sa është edhe klauzola e tij.

Kjo kërkesë e tyre mund të ulet ndjeshëm, pasi Isco e do largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme që t’i ofrojë 80 milionë euro për spanjollin, por që duhet të pres deri në verën e vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat