Pas vetëm një muaji, Naser Aliji ndërpret kontratën me Dinamon e Bukureshtit

Futboll

Pas vetëm një muaji, Naser Aliji ndërpret kontratën me Dinamon e Bukureshtit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:02
Naser Aliji

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është përsëri pa skuadër.

Dinamo e Bukureshtit dhe Naser Aliji kanë ndërprerë bashkëpunimin, për shkak të problemeve fizike që mbrojtësi shqiptar kishte shfaqur kohët e fundit dhe klubi rumun vendosi që mos të priste riaftësimin e plot të tij.

Mbrojtësi është kthyer në Zvicër. Këtë gjë e konfirmon dhe trajneri i Dinamos, Mircea Rednic.

“Ai ka disa probleme fizike dhe kemi ndërprerë marrëdhënien me të. Aliji është kthyer në Zvicër ku do të përpiqet të zgjidhe këto situatë”, theksoi ai.

“Do të bisedojmë përsëri në janar nëse dhe mund të kthehet. Nuk na ka kushtuar asgjë transferimi i tij, vetëm disa bileta e aeroplanit dhe shpenzime minimale, kontrata u anulua pa probleme”, u shpreh trajneri.

Aliji ka një kohë të gjatë që nuk po mundet të gjejë një klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat