Man Utd me pesë mungesa të mëdha ndaj Arsenalit

Futboll

Man Utd me pesë mungesa të mëdha ndaj Arsenalit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Manchester United është në krizë të thellë.

Jo vetëm në krizë të rezultateve, por Manchester United tani është në krizë edhe nga numri i lojtarëve.

Chris Smalling ka pësuar një lëndim në shputë, andaj ky do të jetë një problem i madh për Jose Mourinho, 

Manchester United do të përballet nesër (e mërkure) me Arsenalin, ndërsa nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e anglezit.

Mourinho nuk mund të llogarisë as në Eirc Baillyn, Luke Shaw dhe Antonio Valencian, që janë poashtu të lënduar, ndërsa Ashley Young është i suspenduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat