Një shqiptar në mesin e më të mirëve në Holandë

Futboll

Një shqiptar në mesin e më të mirëve në Holandë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:45
Skema e 11-shit

Arbër Zeneli është pjesë e formacionit më të mirë të javës në Holandë pasi shkëlqeu me Heerenveenin në fundjavë. Forma e mirë e Zenelit vazhdon edhe pas het-trikut me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, realizoi në fitoren e ekipit të tij në fundjavë duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes.

Falë kësaj paraqitje në ndeshjen e fundit, anësori 23-vjeçar është zgjedhur në mesin e më të mirëve javës në ‘Eredivisie’. Ai deri tani këtë sezon ka 3 gola dhe 8 asiste në gjithsej 14 ndeshje me ekipin e njohur holandez. Zeneli me Heerenveenin renditen në pozitën e 9-të në ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat