Protestat ndaj Macron, shtyhet PSG-Montpellier!

Futboll

Protestat ndaj Macron, shtyhet PSG-Montpellier!

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 18:50
Ilustrim

Sfida mes Paris Saint Germain dhe Montpellier e vlefshme për javën e 17-të të Ligue 1 dhe në program për tu luajtur këtë të shtunë në orën 16:00 është shtyrë për një tjetër datë ende të pacaktuar. Federata franceze e futbollit ka marrë vendimin ekstrem për të shtyrë duelin mes vendit të parë dhe vendit të dytë të kampionatit për shkak të protestave të shumta që pritet të bëhen nga manifestuesit me jelekë të verdhë ndaj presidentit Emmanuel Macron për reformat që ky i fundit ka vendosur të aplikojë. Policia e Parisit të shtunën do të jetë e gjitha në ruajtjen e rendit publik nga protestuesit dhe kjo është një nga arsyet kryesore që ndeshja mes PSG dhe Montpellier të shtyhet për një datë pa afat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat