Barca e humb për gjashtë muaj Rafinhan

Futboll

Barca e humb për gjashtë muaj Rafinhan

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 19:12
Rafinha

Mesfushori Rafinha nuk do të mund të ndihmojë Barcelonën për gjashtë muaj.

Skuadra katalane ka konfirmuar se mesfushori Rafinha do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj.

Reprezentuesi brazilian të martën i është nënshtruar një operimi në gju, dhe do të mbetet jashtë fushës për gjashtë muaj.

25 vjeçari është lënduar në barazimin 1:1 të Barelonës në derbin ndaj Atletico Madrid.

Rafinha është i pafat në aspektin e lëndimeve, ai është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë edhe në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat