Modric zbulon vendin e çuditshëm ku do ta mbajë Topin e Artë

Futboll

Modric zbulon vendin e çuditshëm ku do ta mbajë Topin e Artë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 00:19
Luka Modric

Luka Modric është shpallur fitues i Topit të Artë për vitin 2018.

Mesfushori kroat që i dha fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, nuk ka mundur ta fsheh lumturinë për këtë të arritur.

“Ka një parim që thotë se gjërat e mira nuk vijnë kurrë lehtë”, ka deklaruar Modric.

“Jeta ime është bërë nga lufta dhe puna e madhe për të arritur qëllimet e mia. Nuk ka qenë e lehtë për të fituar”, ka shtuar ai.

Modric duke vazhduar tutje, ka treguar se edhe në çfarë vendi do ta mbajë trofeun e Topit të Artë.

“Ditët e para do ta vendos në dhomën e gjumit, aty afër shtratit. Sa herë të zgjohem, unë nuk mund të them se kjo gjë është më një ëndërr, sepse do ta kem aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat