Hysaj nuk e ka vendin e sigurtë tek Napoli

Futboll

Hysaj nuk e ka vendin e sigurtë tek Napoli

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
Elseid Hysaj

E ardhmja e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, duket se është gjithmonë e më larg kampionatit italian, duke qenë se të interesuar për shërbimet e tij janë disa skuadra dhe vetë shkodrani nuk po arrin të bëjë mirë nën drejtimin e Ancelottit.

Nga titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit, këtë sezon Ancelotti nuk po i jep shumë hapësira, sidomos në ndeshjet e rëndësishme në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që zërat për largimin e tij të shtohen më shumë.

Pak ditë më parë, në mediat italiane raportohej se Malkuitit po i jepen minuta vetëm që të ambientohet me skuadrën dhe mos të vuhet largimi i Hysajt, por mesa duket, te Napoli e kanë gjetur pasuesin ideal.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Benjamin Pavard, i cili shkëlqeu në Botërorin e fundit në Rusi, duke qenë protagonist në rrugëtimin e suksesshëm të Francës.

Mbrojtësi i cili mund të luajë në qendër dhe në krahun e djathtë, është kthyer në objektivin e parë për Napolin dhe me ardhjen e tij, i hapet rruga e largimit Hysajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat